Filip Kostiq ka gjasa të mëdha që t’i bashkohet skuadrës së Juventusit gjatë kësaj vere. “Sky Sports Germany” ka raportuar të martën se Juventusi në parim ka arritur marrëveshje me Eintracht Frankfurtin dhe po negocion me sulmuesin detajet e fundit për kontratën e tij.
Për kartonin e Kostiqit, Juventusi i ka ofruar ekipit gjerman 15 milionë euro. 29-vjeçari ka refuzuar ofertën e rinovimit të kontratës me Frankfurtin që i skadon vitin tjetër, ndërsa sezonin e fundit ishte ndër lojtarët kryesorë në triumfin e klubit në Ligën e Evropës.
Ai pati shtatë gola e 15 asistime në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm