Marcelo Brozoviq raportohet se mund ta humbasë ndeshjen hapëse të sezonit në Serie A. Ai ka pësuar lëndim në këmbën e djathtë dhe mund të mos paraqitet për ndeshjen që Interi e luan kundër Lecces në fundjavë.
Kroati 29-vjeçar humbi ndeshjen parasezonale kundër Villarrealit javë ne kaluar, ndërsa edhe të premten i është shfaqur i njëjti problem. Te Interi po paraqiten të kujdesshëm me lojtarët pasi dëshirojnë t’i kenë gati për ndeshjen derbi kundër kampionit të Italisë, Milanit, ndeshje e cila luhet më 3 shtator.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBrozoviq luan një rol kyç në mesfushën e Simone Inzaghit.