Të hënën ka nisur Kampionati Evropian i Divizionit B në hendboll për grupmoshën U18. Në Evropianin që po mbahet në Letoni, po merr pjesë edhe Kosova U18. Hendbollistët e rinj të Kosovës e kanë luajtur ndeshjen e parë, ndërsa kanë pësuar humbje të thellë.
Në Riga, Kosova U18 humbi nga Letonia me rezultatin 37:17. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:6 për përfaqësuesen nikoqire. Altin Cacaj ishte më efikasi te Kosova. Ai realizoi gjashtë gola nga 12 tentime. Olsi Mulaj i kishte tri gola nga 14 tentime, ndërsa tri gola nga tetë tentime i shënoi Amar Muqolli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKështu vazhdojnë rezultatet dëshpëruese të grupmoshave të reja të Kosovës në të gjitha sportet.