Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Man. Unitedi dorëzohet për Antonyn

Sulmuesi i Ajaxit, Antony, është jashtë agjendës së Manchester Unitedit, shkruan “Sky Sports News” të hënën.

Për brazilianin klubi anglez kishte shprehur interesim të madh, por problemi ishte shuma e lartë që kërkonte Ajaxi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Klubi holandez nuk është në presion që të shesë lojtarin më të cilin ka kontratë edhe për tri vjet të tjera.

Situata mund të ndryshojë vetëm nëse Antony kërkon largimin dhe Ajaxi e ulë çmimin.

Raportohet se Unitedi po shikon një numër lojtarësh, në mesin e tyre edhe sulmuesin e Salzburgut, Benjamin Sesko.