Finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit në Paris, sonte në orën 21:00, do të vendosë se cila është skuadra më e mirë në Evropë.
Pavarësisht se si do të dalin në fushë, Liverpooli ka dominuar jashtë saj.
“Liverpooli ndoshta ka fituar 202.1 milionë dollarë në Premier League këtë vit”, ka thënë të shtunën në një intervistë në platformën “Zoom”, Omar Chaudhuri, zyrtar i inteligjencës në “Twenty-First Group”.
“Të ardhurat financiare nga vendi i parë, i dytë dhe i tretë në Premier League nuk kanë shumë dallim, por dallimi bëhet në Ligën e Kampionëve. Është e vërtetë. Liverpooli ka arritur t’i përfitojë 204.4 milionë dollarë nga vendi i dytë në Premier League”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm