Sport

Antwerpi arrin në Prishtinë

Skuadra e Antwerpit ka arritur të mërkurën në Prishtinë, rreth orës 17:00. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit nga Belgjika.

Të enjten, Antwerpi do ta luajë ndeshjen e kthimit kundër Dritës, në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.

Dueli i parë i luajtur në Antwerp ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0:0.

Ndeshja zhvillohet prej orës 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pritet që Drita të ketë përkrahje të madhe nga tifozët.