Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Parades pranë Juventusit

Leandro Parades do të shitet gjatë kësaj vere nga Paris Saint-Germaini. “Corriere dello Sport” ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit francez janë në pritje të ofertave për mesfushorin argjentinas.

Në garë për mesfushorin është skuadra e Juventusit. “Zonja e Vjetër” e ka kërkuar në formë huazimi lojtarin me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Oferta e klubit italian thuhet se do të pranohet nga krerët e klubit të PSG-së.

Kampioni francez i ka bërë të ditur Juventusit se për ta bërë të mundur marrëveshjen duhet të paguajë 20 milionë euro për kartonin e lojtarit.