Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Man City transferon Phillipsin

Manchester City ka kompletuar transferimin e anglezit Kalvin Phillips.

Klubi anglez ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me 27-vjeçarin, i cili ka qenë objektiv i klubit pas largimit të Fernandinhos.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Phillipsi do t'i kushtojë Cityt 42 milionë funte, plus tre milionë bonuse. Ai ka firmosur deri në vitin 2028. Raportohet se Phillipsi do të marrë rreth 150 mijë funte në javë.

Leeds Unitedi beson se shifra mund të rritet deri në 50 milionë euro nëse përmbushet çdo klauzolë që është vendosur në kontratë.

“Jam absolutisht i lumtur që i jam bashkuar Manchester Cityt, klub që e ka dëshmuar se është më i miri në vend dhe ka menaxherin Guardiola që më të drejt konsiderohet si më i miri në botë. Man City është klub i klasit botëror. Të jesh pjesë e një ekipi të mrekullueshëm dhe të trajnohesh nga Pep Guardiola dhe stafi i tij, është emocionuese”, tha Phillips.

Mesfushori anglez do të bartë numrin katër dhe është hera e parë që numri katër do të bartet nga një lojtarë te City që nga largimi i ish-kapitenit, Vicent Company.