Atletja shqiptare Luiza Gega ka shkëlqyer në shteg duke fituar të artën në vrapim 3000 metra me pengesa në Lojërat Mesdhetare.
Por Gega është befasuar për të keq në ceremoninë e medaljeve. Pasi mori medaljen e artë dhe vendosi në krahë flamurin shqiptar, Gega u bë gati për të nderuar himnin shqiptar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor organizatorët lëshuan himnin e një vendi tjetër. Gega mbeti e befasuar dhe kërkoi që të reagohet.
Ajo qëndroi në podium derisa përfundoi intonimi i himnit të gabuar, ndërsa insistoi që të lëshohet himni shqiptar. Kjo edhe ndodhi më pas.