Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Betisi pas Iscos dhe Ceballos

Isco dhe Dani Ceballos janë në kërkim të një skuadre të re. Të dy futbollistëve u është përfunduar kontrata me Real Madridin dhe janë lojtarë të lirë.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se për shërbimet e Iscos dhe Ceballos në garë është Real Betisi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Është trajneri Manuel Pellegrini që po synon t’i bindë lojtarët të transferohen në Betis.

Krerët e klubit spanjoll do t’i nisin bisedimet me dyshen të cilët vlerësohen lart nga trajneri Pellegrini.

Isco dhe Ceballos kanë oferta edhe nga skuadra të njohura evropiane por nuk kanë vendosur ende për të ardhmen e tyre.