Sulmuesi i krahut, Angel di Maria, do të tërhiqet nga Përfaqësuesja e Argjentinës pas Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
Lajmin për tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar e ka konfirmuar vetë Di Maria në një intervistë për mediumet argjentinase. “Pas Botërorit do të largohem nga Argjentina për t’ua liruar vendin futbollistëve të tjerë”, ka thënë 34-vjeçari.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDi Maria ka regjistruar 121 paraqitje për Argjentinën deri më tani dhe ka shënuar 24 gola. Ai po ashtu muajin tjetër do të largohet edhe nga Paris Saint-Germaini, kur edhe i skadon kontrata.
Di Maria pritet që karrierën ta vazhdojë te Juventusi, pasi ditët e fundit është raportuar se ai tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin italian.