Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leclerc, i pari në provat e “Grand-Prixit” të Monacos

Charles Leclerc ishte i pari në prova të premten në “Grand-Prixin” e Monacos në Formula 1.

Në këtë pistë, ngasësi i Ferrarit mund të triumfojë në shtëpinë e vet, dhe të kthehet në krye të renditjes në “Formula 1”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ferrari pati paraqitje solide, pasi edhe Carlos Sainz Jr. doli i dyti, prapa shokut të skuadrës.

I treti në prova doli Red Bulli me ngasësin Sergio Perez. Ngasësi tjetër i këtij ekipi, Max Verstappen, që është kampion në fuqi, ishte i katërti.

Shtatë herë kampioni i “Formula 1”, Lewis Hamilton, e përfundoi garën në vendin e 12-të, me 1.61 sekonda prapa Leclercut.