Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aliti vazhdon për dy vjet kontratën me Zuerichun

Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, ka vazhduar edhe për dy vjet kontratën me kampionin e Zvicrës, Zuerich.

Me kontratën e re, Aliti do të jetë pjesë e skuadrës zvicerane deri në vitin 2025. Ai është pjesë e Zuerichut që nga tetori i vitit 2020. Fillimisht luajti si lojtar i huazuar nga Kalmari suedez, ndërsa në mars të vitit 2021 firmosi kontratë me Zuerichun.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka luajtur 67 ndeshje garuese për Zuerichun, ndërsa ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asistim.

“Fidani është zhvilluar në top-performues. Me përkushtimin dhe pasionin e tij, ai ka dhënë kontribut të çmuar në fitimin e titullit të kampionit. Për këtë arsye jam shumë i lumtur për vazhdimin e kontratës dhe që bashkëpunimi ynë afatgjatë është konfirmuar”, ka theksuar Marinko Jurendiq, drejtor sportiv i Zuerichut.