Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zuerichu vazhdon për tre vjet me mbrojtësin kosovar

Kampioni i Zvicrës në futboll, Zuerichu, vazhdon t'u besojë futbollistëve shqiptarë.

Zuerichu të shtunën ka njoftuar për vazhdimin e kontratës me mbrojtësin Lindrit Kamberi. Kontrata me 22-vjeçarin u vazhdua për tre vjet, deri në verën e vitit 2025. Mbrojtësi i qendrës është zhvilluar si lojtar te Zuerichu. Në edicionin e fundit kryesisht ishte rezervist, por kompletoi ndeshjet e fundit duke luajtur përkrah Mirlind Kryeziut dhe Fidan Alitit. Kamberi ka 18 paraqitje për Zuerichun, ndërsa ka realizuar një gol. Ai luajti huazim te Ëili në edicionin 2019/2020. Më pas ishte i huazuar te Ëinterthuri në edicionin 2020/2021, por Zuerichu e ktheu para kohe.

"Lindriti ka vazhduar zhvillimin në vitet e fundit. Ai ishte kapiten i ekipit U21 dhe më pas u paraqit në nivel të lartë në Challenge League. Profesional u shfaq edhe në Superligë. Me personalitetin pozitiv dhe dëshirën e madhe për përmirësim, Lindriti është bast i sigurt për ekipin tonë. Jam i lumtur që Lindriti, një tjetër talent i klubit tonë, vazhdon rrugëtimin te Zuerichu", ka thënë drejtori sportiv i Zuerichut, Marinko Jurendiq.

Te Zuerichu luajnë edhe Blerim Xhemaili dhe Bledian Krasniqi.

Më herët, Zuerichu ua ka vazhduar kontratat edhe Kryeziut e Alitit, dy reprezentuesve të Kosovës.