Sport

Jashari shënon gol shumë të rëndësishëm për Luzernin

Futbollisti Ardon Jashari ka realizuar gol shumë të rëndësishëm për Luzernin. Luzerni të enjten mbrëma barazoi 2:2 me Schaffhausenin në barazhin për vend në Superligën e Zvicrës në futboll. Jashari shënoi golin e dytë për Luzernin në minutën e 54-t.

Në golin e parë të Schaffhausenit, që ishte vendas, asistoi Uran Bislimi.

Ndeshja e dytë luhet në Luzern pas tri ditësh.

Bujar Lika, Bislimi, Jetmir Krasniqi e Valon Hamdiu startuan te Schaffhauseni. Bislimi është kapiten i skuadrës.

Te Luzerni ndeshjen e kompletuan Jashari dhe Denis Simani.

Luzerni përfundoi edicionin e rregullt në pozitën e parafundit të Superligës së Zvicrës. Schaffhauseni përfundoi i dyti në kategorinë e dytë.