Trajnerit të Milanit, Stefano Piol, i është kthyer medalja e kampionit të Serie A, që i ishte vjedhur. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga “Calciomercato”. Piolit të dielën mbrëma i ishte vjedhur medalja e kampionit, e cila trajneri italian kishte kërkuar që t’i kthehej nëpërmjet rrjetit social.
Megjithatë, ishte policia në Reggio Emilia që ka arritur ta kapë hajnin, i cili ia kishte vjedhur medaljen Piolit, pasi e kishte postuar atë në Instagram me fjalët “Faleminderit Pioli”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMedalja tashmë i është kthyer Piolit, por nuk është bërë e ditur nëse personi që e vodhi atë do të përballet me ndonjë akuzë. Po ashtu edhe Federata e Futbollit e Italisë kishte bërë me dije se do t’i dërgonte Piolit një replikë të medaljes nëse ajo që e kishte fituar të dielën e shkuar nuk do t’i kthehej.