Kosova do të përfaqësohet me 16 karateistë në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Turqi. Evropiani që do të zhvillohet në Gaziantep nis të enjten dhe përfundon të dielën. Karateistët e Kosovës fazën e fundit përgatitore për Evropianin e Turqisë e kanë zhvilluar në Ulqin.
Bashkë me karateistët në Turqi kanë udhëtuar edhe selektori, trajneri i përfaqësueses, kryetari i Federatës, Avni Gashi dhe sekretari Nazmi Gashi.
Bashkë me delegacionin janë edhe dy gjyqtarë të karatesë.
Artikuj të ngjashëm
-
Evropiani në karate nis të mërkurën, nënkampioni botëror garon të enjten
-
Telashe të tjera për sportistët kosovarë në Spanjë
-
Karateistet e Kosovës fitojnë ndaj Ukrainës
-
Kosova me dhjetë karateistë në Evropianin e Armenisë
-
Karateistët e Kosovës nisen drejt Spanjës, presin të paraqiten me simbole shtetërore