Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kushtrim Gashi: Titull historik dhe i veçantë për mua

Mesfushori i Ballkanit, Kushtrim Gashi, ka thënë se titulli kampion me skuadrën e Ballkanit është tejet i veçantë për të dhe qytetin e Suharekës.

Ai shpreson që edhe në edicionin e ardhshëm Ballkani të jetë në garë për titullin kampion.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sigurisht që kemi besuar që ky sukses do të vij, pasi në dy edicionet e kaluara e kemi humbur në xhirot e fundit titullin. Kemi treguar karakter duke mos u dorëzuar dhe në fund na u shpërblye mundi të gjithëve. Për mua do të jetë titulli më i veçantë pasi është titull historik për qytetin dhe klubin”, ka theksuar Gashi.

“Duke pasur parasysh organizmin e mirë, mendoj që me rëndësi është të ruhet baza e ekipit dhe padyshim që do të jemi edhe sezonin e ardhshëm në luftë për titull të kampionit”, ka shtuar Gashi.