Mesfushori Kushtrim Gashi është i kënaqur me triumfin në Kupën e Kosovës. Ai me Prishtinën ka fituar Kupën, pasi në finale mposhti Gjilanin me rezultatin 2:0. Gashi ka thënë se Ballkani i takon të kaluarës. Gashi iu bashkua në gusht të vitit të kaluar Prishtinës nga skuadra e Ballkanit.
“Ishte ndeshja më e vështirë, pasi finalet janë të tilla. Por pavarësisht vështirësive kjo Kupë është e rëndësishme për vazhdimësinë e klubit dhe lojtarëve në përgjithësi. Ajo është një e kaluar, te Prishtina sakrifikova dhe ky trofe është shumë i rëndësishëm për Prishtinën”, ka thënë Gashi.