Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nexhipi: Arritje e jashtëzakonshme

Drejtori sportiv i Ballkanit, Nderim Nexhipi ka thënë se triumfi për herë të dytë rresht në kampionatin e Kosovës është e arritur e jashtëzakonshme.

“Ta fitojmë titullin e kam menduar, po jo dy herë rresht. Është një arritje e jashtëzakonshme. Kemi bërë një punë të madhe d he jam i lumtur që arritëm ta fitojmë për herë të dytë titullin e kampionit. Shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm. E fituam titullin. Vitin e kaluar kishim ecuri të jashtëzakonshme në Evropë, shpresojmë ta bëjmë të njëjtën gjë edhe këtë edicion”, ka thënë Nexhpi.

Ai ka thënë se mund të ketë dy apo tre lojtarë të rinj që do t’i bashkohen Ballkanit.

Artikuj të ngjashëm