Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri ka thënë se suksesi i arritur në edicionin e kaluarën është më i veçantë. Ai me Ballkanin pas triumfit në kampionat, luajti suksesshëm edhe në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
“Jam shumë i lumtur, pasi kemi pasur një vit të lart, aq edhe me sfida. Kemi kryer shumë ndeshje dhe lodhja ka bërë punën e vet. Më bëhet qejfi që mbajtëm me forcat tona deri në fund. Por, për mua titulli parë mbetet më i veçantë. Paraqitja ndaj Clujit ka qenë më e mira në Evropë”, ka thënë Frashëri.
Artikuj të ngjashëm