Krerët e Romës kanë bërë të ditur se do t’i shqyrtojnë të gjitha ofertat për francezin Jordan Veretout. Megjithatë, ekipi italian ka bërë të ditur se Veretout mund të largohet vetëm për një ofertë prej 20 milionë eurosh.
Është Newcastle Unitedi që po interesohet për 29-vjeçarin, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Jose Mourinho për sezonin e ardhshëm. Veretout këtë sezon ka pasur paraqitje të mira, duke shënuar katër gola dhe asistuar dhjetë herë në 47 paraqitje, kurse me Romën ka kontratë deri në vitin 2024.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrahas Romës, Veretout ka bërë karrierë edhe te Fiorentina, Aston Villa, Saint Etienne e Nantesi.