Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Di Maria do t'i bashkohet Juventusit

Sulmuesi i krahut, Angel di Maria, do të jetë përforcimi i parë i Juventusit për sezonin 2022/23. “Football-Italia” ka njoftuar të martën se marrëveshja mes palëve është arritur dhe do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji. Di Maria me Juventusin do të firmosë kontratë dyvjeçare me një pagë prej shtatë milionë eurosh.

34-vjeçari te skuadra italiane do të transferohet si lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin këtë verë. Në 30 ndeshje për ekipin francez këtë sezon, Di Maria ka shënuar katër gola e ka bërë tetë asistime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai është pjesë e PSG-së prej vitit 2015, kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te Manchester Unitedi, Real Madridi e Benfica.