Trajneri i ardhshëm i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, po kërkon çdo ditë raport nga drejtuesit e klubit rreth transferimit të Frenkie de Jongut të Barcelonës.
Gazetari spanjoll, Gerard Romero, ka raportuar të martën se Ten Hag është i etur për t’u ribashkuar te Manchesteri me futbollistin e përfaqësueses së Holandës. 25-vjeçari me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Ai te klubi spanjoll u transferua në verën e vitit 2018 nga Ajaxi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Ajaxi, De Jong punoi me Ten Hagun. Holandezi edicionin aktual ka luajtur 46 ndeshje, ndërsa ka shënuar katër gola dhe ka kontribuuar me pesë asistime.