Stefano Pioli u ka kërkuar lojtarëve të Milanit që të përqendrohen në lojën e tyre kundër Atalantës , pa menduar për ndeshjen e Interit ndaj Caglarit.
“Kuqezinjtë” do të synojnë pikët e plota të dielën në “San Siro” ndaj Atalantas për të mbajtur pozitën e parë në Serie A, një xhiro pa përfunduar Kampionati.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi kaluar shumë pengesa dhe nesër kemi një tjetër. Atalanta do të na detyrojë të bëjmë paraqitjen tonë më të mirë, ata janë ekipi më i mirë në ndeshjet jashtë shtëpisë së tyre.
Është një lojë shumë e rëndësishme, ne nuk do të ndryshojmë mentalitetin tonë”, deklaroi Pioli.