Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pioli kërkon fitore ndaj Atletico Madridit

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, beson se ndeshja e së martës në shtëpi kundër Atletico Madridit do të jetë një takim i vështirë për ekipin e tij.

Milani e ka nisur me humbje aventurën në Champions duke u mposhtur në ndeshjen e parë nga Liverpooli.

“Sigurisht që nuk do të na mungojnë vullneti dhe entuziazmi për të luajtur një ndeshje të madhe, ne do të luajmë para tifozëve tanë. Do të jetë ndeshje shumë e rëndësishme, por nuk do të jetë vendimtare për kualifikimin tonë. Do të ketë katër ndeshje të tjera, 12 pikë më shumë, por sigurisht që nuk do të jetë e lehtë”, deklaroi Pioli.

Milani bën pjesë në Grupin B dhe është në pozitën e fundit pa asnjë pikë pas një ndeshjeje të luajtur.

Artikuj të ngjashëm