Angel Di Maria ka “pëlqyer” në “Instagram” fanellat e reja të Juventusit.
Disa nga tifozët që e kanë parë një gjë të tillë kanë shpërthyer me komente, duke thënë se argjentinasi do ta bartë këtë fanellë në sezonin tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDi Maria, që aktualisht luan te PSG-ja në Francë, është pa kontratë në fund të sezonit dhe është folur shumë se do t’u bashkohet “bianconerëve”.
34-vjeçari Di Maria u transferua në Evropë në vitin 2007, kur iu bashkua Benficas nga Rosario Central.
Në vitin 2010 u transferua nga Jose Mourinho te Real Madridi, ku qëndroi për katër sezone.
E fitoi Ligën e Kampionëve në paraqitjen e fundit me këtë skuadër.
Pas sezonit të vështirë te Manchester Unitedi, ai u transferua te PSG-ja në vitin 2015.