Albert Bunjaku ka luajtur për dy përfaqësueset, që të martën do të përballen në Zuerich, Zvicrën dhe Kosovën.
Bunjaku nuk do të jetë i pranishëm fizikisht në ndeshjen miqësore që nis në orën 18:00 në stadiumin “Letzigrunde” të Zuerichut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi do të mungojë për shkak të angazhimeve me klubin gjerman të Kategorisë së Katërt, Bonner, por shpreson në një barazim 4:4.
“Zemra ime rreh për të dy kombet – nuk do t’i harroj kurrë të gjitha ndeshjet e mia për të dy vendet. Ndihem edhe zviceran edhe kosovar”, ka thënë Bunjkau, i cili u lind në Gjilan në vitin 1983 dhe më vonë u shpërngul në Cyrih me familjen e tij në moshën 7-vjeçare.
“Ky duel do të jetë miqësor, një festë e madhe. Atmosfera do të jetë e mrekullueshme me siguri – dhe po ashtu edhe loja. Një barazim do të ishte fantastike. Shpresoj për një 4:4”, ka thënë Bunjaku, raporton të martën “Blick”.