Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shqipëria të shtunën luan ndaj Bjellorusisë

Shqiperia

Shqipëria e fillon të shtunën garën në edicionin e pestë të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Shqipëria garon në Ligën C, ndërsa është në grupin e parë. Ndeshjen e parë e luan të shtunën nga ora 20:45 në “Air Albania” në Tiranë. Kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë. 

Të martën, Shqipëria luan në udhëtim ndaj San Marinos, ndërsa më 3 tetor luan po në udhëtim ndaj Finlandës. Këtë grumbullim e përfundon më 6 tetor në ndeshjen në Tiranë ndaj San Marinos.

Shqipëria në dy edicionet e kaluara ishte në Ligën B. Por ka rënë në Ligën C të Ligës së Kombeve për edicionin 2026/2027.