Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni, Reali dhe Liverpooli, klubet me më së shumti fanella të shitura

Bayern Munichu është klubi i futbollit që ka shitur më së shumti fanella në vitin 2021.

Këto matje janë bërë nga “Euromerica Sport Marketing”, kompani e certifikuar nga FIFA.

“Bavarezët” kanë shitur 3.2 milionë fanella. Vendin e dytë e mban Real Madridi me 3 milionë, kurse Liverpooli renditet i treti me 2.4 milionë fanella të shitura.

Pozitën e katërt e mban Manchester Unitedi me 1.95 milionë.

Vendi i pestë i takon Juventusit. “Zonja e Vjetër” është klubi i vetëm italian që zë vend në top-10 me 1.42 milionë fanella të shitura.

Edhe Lista e më të shtrenjtave në botë, nëse keni këtë fanellë të Barcelonës mund të fitoni shumë Sport Lista e më të shtrenjtave në botë, nëse keni këtë fanellë të Barcelonës mund të fitoni shumë

Pastaj vijnë Barcelona (1.34 milionë), Chelsea (1.31 milionë), Dortmundi (1.18), PSG (1.18) dhe Manchester City (1.087 milionë.

PSG-ja ka pasur rritje në vitin 2021 me ardhjen e Lionel Messit, por megjithatë mbetet prapa gjigantëve evropian.