Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lista e më të shtrenjtave në botë, nëse keni këtë fanellë të Barcelonës mund të fitoni shumë

Është e qartë për të gjithë se sa rëndësi kanë disa fanella futbolli për koleksionistët dhe faqja “Casumo” ka përgatitur një listë me 10 fanellat më të shtrenjta në treg.

Natyrisht, bëhet fjalë për fanellat e skuadrave të një sezoni të caktuar dhe jo për pajisjet që ka mbajtur një lojtar në një ndeshje të caktuar.

Për shembull, fanella e famshme e Maradonës e vitit 1986, teksa luante për Napolin, më herët ishte shitur për 8.5 milionë euro.

Por kur bëhet fjalë për fanellat e skuadrave, të cilat janë të shumta në botën e sportit, kryeson portokallia e Barcelonës nga sezoni 1991/1992, kur klubi katalunas fitoi trofeun e parë të Ligës së Kampionëve.

Fanella e veshur nga brezi i famshëm si Ronald Koeman, Hristo Stoichkov, Pep Guardiola, Michael Laudrup e shumë yje të tjerë kap vlerën e 690 eurove.

Në vend të dytë është çdo fanellë e Napolit nga sezoni 1990/1991 kur me Diego Maradonën në krye, klubi nga jugu i Italisë fitoi titullin e kampionit të Italisë. Vlera e një fanellë të tillë sot kushton 575 euro.

Edhe Fanella e famshme e finales së Botërorit shitet për 4.9 milionë dollarë Botërori 2026 Fanella e famshme e finales së Botërorit shitet për 4.9 milionë dollarë

Fanella e tretë më e shtrenjtë është çdo fanellë e Manchester United e përdorur nga viti 1986 deri më 1988. Bëhet fjalë për fanella ngjyrë të kaltër dhe vlera e saj është 520 euro.

Më pas është fanella e Milanit nga sezoni 1999/2000 dhe në vendin e pestë është fanella verdhezi e Arsenalit (nga viti 1991 deri në 1993).

Top 10 fanellat më të shtrenjta në botën e futbollit:

  1. Barcelona 1991/1992 - 690 euro
  2. Napoli 1990/1991 - 575 euro
  3. Manchester United 1986/1988 - 520 euro
  4. Milan 1990/2000 - 460 euro
  5. Arsenal 1991/1993 - 430 euro
  6. Inter 1997/1998 - 430 euro
  7. Chelsea 1986/1987 - 400 euro
  8. Liverpool 1989/1991 - 400 euro
  9. Dortmund 1996/1997 - 350 euro
  10. Juventus 1997/1998 - 350 euro