Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni me fanellë të veçantë pas 10 titujve të fituar

Bayern Munichu është shpallur kampion në dhjetë sezonet e fundit dhe për këtë arsye, bavarezët kanë krijuar një fanellë të veçantë në nder të dekadës së fundit.

Fanella e Bayernit për këtë sezon do të jetë e dizajnuar me detaje nga secila fanellë e viteve kur u shpall kampion. Ndërkohë, një “X”, apo numri romak që është 10, është i printuar prapa në qafë.

Ende nuk dihet nëse Bayerni do të luajë me këtë fanellë në sezonin e ri. Në të kaluarën, skuadra e Munichut ka luajtur me fanella të veçanta.