Përkundër disavantazhit deri në çerekun e tretë, Prizreni-16 ka shënuar fitore me kthim në xhiron e nëntë të Ligës Unike. Të mërkurën mbrëma në palestrën "13 Qershori" në Suharekë, prizrenasit kanë triumfuar ndaj Tiranës me shifrat 107:89.
Me këtë fitore që është e gjashta këtë edicion, Prizreni-16 është ngritur në kuotën e 15 pikëve, tri më shumë se Tirana. Courtney Fells me 33 pikë të shënuara ishte më efikasi, i përcjellë nga Arti Hajdari (20) e Robert McCoy (19).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Tirana, që e regjistroi humbjen e humbjen e pestë karshi katër fitoreve këtë sezon, më i dalluari ishte qendra Endrit Hysen Agolli me "double-double" prej 34 pikëve e 18 kërcimeve kurse Julian Hamati shtoi 23 pikë.