Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Teutës së Durrësit me rezultat 109:97, në kuadër të xhiros së gjashtë në Ligën Unike në basketboll.
Dy periudhat e para ishin të barabarta, me prizrenasit që në pushim shkuan me një pikë epërsi, 53:52. Lojë e përafërt ishte edhe në dy çerekët e fundit, por ishin prizrenasit që fituan me shifrat 109:97.
Prizreni ka katër fitore dhe dy humbje, ndërsa Teuta tri fitore dhe tri humbje. Lojtari më i dalluar në fitoren e Prizrenit ishte Ivan Koleviq me “double-double” prej 11 pikëve e 17 asistimeve.
Arti Hajdari kontribuoi me 23 pikë. Te Teuta u dallua Tyler Peterson me 15 pikë e 11 asistime.