Zlatan Ibrahimoviq iu afrua dy herë golit në kohën shtesë. Po ashtu Milani dërgoi topin në rrjetë, por arbitri më herët kishte dhënë faul. Dhe kur ndeshja ndaj Spezias po shkonte drejt barazimit, pësoi shoku për skuadrën e madhe. Milani pësoi gol në minutën e 96-të dhe mbeti pa pikë në ndeshjen e së hënës mbrëma ndaj Spezias, duke humbur 2:1.
Emanuel Quartsin Gyasi shënoi nga zona, pas një gabimi të një lojtari të Milanit. Rafael Leao kaloi Milanin në epërsi në fund të pjesës së parë, pasi një minut më herët Theo Hernandez dështoi nga pika e bardhë. Shifrat në 1:1 Spezia i barazoi në minutën e 64-t, nëpërmjet rezervistit Kevin Agudelo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi e zëvendësoi Rey Manajn e Shqipërisë. Fundi i Milanit ishte i furishëm, por Zlatani nuk gjeti rrugën drejt rrjetës në dy raste. Dhe më pas në skenë doli Gyasi. Milani mbetet i dyti me 48 pikë nga 22 ndeshje në Serie A. Spezia ka fituar pikë të rëndësishme për stabilizim në mesin e tabelës. Tani mban vendin e 14-të me 22 pikë.