Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milanit i zbehen gjasat për Champions, mposhtet nga Spezia

Pas humbjes në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Interi në mesjavë, Milani sërish ka zhgënjyer.

Të shtunën mbrëma, Rossonerët u mposhtën në udhëtim te Spezia 2:0.

Ndeshja u vendos në 15 minutat e fundit. Fillimisht, shënoi Przemyslaw Wisniewski në të 75-n pas një tollovie në zonë, e më pas Salvatore Esposito me një supergol nga gjuajtja e lirë ia siguroi fitoren skuadrës së tij në minutën e 85-të.

Humbja ia zbehet gjasat Milanit që të futen në top-katërshe. Ka 61 pikë në vendin e pestë, dy më pak se Interi i katërt që ka një ndeshje më pak.

Spezia është duke luftuar për mbijetesë. Është e 18-ta me 30 pikë, aq sa ka edhe Verona në vendin e 17-të.

Kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të këtij sezoni në Serie A.