Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kush është shqiptari i vetëm që ka luajtur për Lillen para Zhegrovës

Edon Zhegrova sot u zyrtarizua si lojtari më i ri i Lilles, skuadrës që aktualisht është kampione e Francës.

Zhegrova u transferua në Ligue 1 për shtatë milionë euro, duke nënshkruar për katër vite e gjysmë dhe duke i dhënë fund aventurës me Baselin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por 22-vjeçari nuk është lojtari i vetëm shqiptar që do ta bartë fanellën e Lilles.

Për dy sezone, fanellën e katër herë kampiones së Francës e veshi edhe mesfushori Edvin Murati.

Murati zhvilloi 29 paraqitje për Lillen gjatë kësaj periudhe, duke shënuar një gol.

Për skuadrën e dytë të Lilles luajti edhe futbollisti që premtonte shumë, Agim Zeka, por pa arritur të depërtonte në skuadrën e parë. Zeka aktualisht është pjesë e Dritës.