Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, ka shënuar tre gola pas minutës së 90-të qëkur debutoi më 6 shkurt të vitit 2022 për skuadrën e Lillet. Vetëm Kylian Mbappe ka shënuar më shumë gola në minutat shtesë gjatë kësaj periudhe, pesë gjithsej, shkruan të hënën faqja zyrtare e klubit francez. 24-vjeçari Zhegrova me fanellën e Lille ka shënuar shtatë gola në të gjitha garat. Ka po aq asistime në 26 ndeshje. Skuadrës franceze iu bashkua në janar të vitit 2022, ndërsa me Lille ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Ai u transferua nga skuadra Baselit, ndërsa karrierë më herët ka bërë edhe te Genku. Zhegrova shënoi gol të dielën në fitoren 3:0 të Lillet kundër Lorientit. Shënoi për 3:0 në minutën e 93-të. U shpall lojtar i ndeshjes e po ashtu zuri vend në ekipin e xhiros në Ligue 1 të Francës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
-
15 janar 2024 20:25
-
Shpërndaje në:
Artikuj të ngjashëm