Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Umtiti bëhet bashkëlojtar me Zhegrovën

Samuel Umtiti është rikthyer në Ligue 1 të Francës dhe ka nënshkruar me skuadrën Lille.

Te Lille është edhe Edon Zhegrova, futbollisti i Kosovës.

Zyrtarizimi i Umtitit te skuadra franceze është bërë të shtunën. Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare dhe është transferuar si futbollist i lirë, pasi me marrëveshje të dyanshme, e shkëputi kontratën me Barcelonën.

Për fituesin e Kupës së Botës do të jetë rikthim në Francë, pasi ai në të kaluarën karrierë ka bërë edhe te Lyoni.

“Jam shumë i lumtur për rikthimin në Francë. Mora këtë vendim sepse me këtë skuadër ndajmë të njëjtat vlera dhe jam shumë i lumtur”, ka thënë qendërmbrojtësi francez.

29-vjeçari në edicionin e kaluar ishte i huazuar te Lecce dhe luajti në 25 ndeshje në Serie A.

Artikuj të ngjashëm