Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në xhiron e 20-të, Levante shënon fitoren e parë të sezonit

Levante ka shënuar fitoren e parë të sezonit në La Liga. Të shtunën në shtëpi Levante mposhti Mallorcan me rezultatin 2:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20-të të sezonit.

Në këtë ndeshje asistoi mesfushori shqiptar, Enis Bardhi. Ai asistoi në minutën e 47-të të pjesës së dytë për Roberto Soldadon që shënoi për 1:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fitoren në minutat shtesë vendasve ia siguroi Jose Morales për 2:0.

Bardhi luajti deri në minutën e 85-të në këtë ndeshje. Shkodran Mustafi nuk ishte pjesë e skuadrës shkaku i një lëndimi.

Levante pas kësaj fitoreje ka 11 pikë dhe është në pozitën e fundit në elitën e futbollit spanjoll.