Mesfushori i Anglisë, Kalvin Phillips, nuk do t’i bashkohet skuadrës së Manchester Unitedit.
“The Sun” ka raportuar të enjten se Phillips ka refuzuar ofertën e Unitedit pasi preferon të transferohet te skuadra e Liverpoolit. Për këtë vendim, Phillips ka njoftuar edhe drejtuesit e Leedsit, të cilët po presin ofertën zyrtare nga Liverpooli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPhillips është njëri prej mesfushorëve defensiv më të vlerësuar në Premier League dhe Liverpooli është i gatshëm ta transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit, me kërkesën e trajnerit Juergen Klopp.
Për ta lënë të lirë 26-vjeçarin, Leedsi po kërkon rreth 50 milionë euro. Phillips ka kontratë me Leedsin deri në vitin 2024 kurse këtë sezon ka një gol e një asistim në 15 paraqitje.