Skuadra e Ajaxit ka nisur negociatat me Tottenhamin për sulmuesin e krahut, Steven Bergwijn kanë raportuar të mërkurën mediumet britanike.
Ajaxi po synon ta transferojë Bergwijnin në afatin kalimtar të janarit dhe për kartonin e tij, ka ofruar rreth 25 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBergwijn po shihet si zëvendësim i duhur për brazilianin David Neres që do të largohet nga Ajaxi. Bergwijn në janar të vitit të shkuar iu bashkua Tottenhamit nga PSV Eindhoveni, por këtë sezon ka pasur minutazhë të vogël.
Ka regjistruar 11 paraqitje dhe një asistim në të gjitha garat. 24-vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2025.