Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona pas Januzajt

Barcelona ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut të Real Sociedadit, Adnan Januzajn kanë raportuar të hënën mediumet spanjolle.

Barça po e monitoron nga afër situatën e Januzajt te Sociedadi, pasi futbollisti ende nuk e ka vazhduar kontratën që i skadon në fund të këtij edicioni.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te Barcelona po synojnë ta transferojnë Januzajn në fund të këtij edicioni si lojtar të lirë dhe 26-vjeçari po pëlqehet nga trajneri Xavi Hernandez.

Januzaj këtë sezon ka dy gola e po aq asistime në 21 ndeshje në të gjitha garat me Sociedadin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2017. Ai gjithashtu, karrierë ka bërë edhe te Manchester Unitedi, Sunderlandi e Borussia Dortmundi.