Federico Bernardeschi është afër kalimit tek Juventusi, pasi kanë mbetur detaje të vogla ndërmjet klubeve që të arrijnë marrëveshjen përfundimtare.
Sipas Premium Sport, klubet kanë arritur marrëveshje për 40 milionë euro, por mospajtime ka për çmimin e bonusit që pritet të jetë rreth 3 milionë euro, transmeton Koha.net.
Bernardeschi sot edhe zyrtarisht nuk ka filluar stërvitjet për parasezonalet, që mund të jetë për shkak të transferimit tek Juventusi.