Asociacioni i Tenisit të Grave (WTA) ka njoftuar se ka pezulluar të gjithë turnetë në Kinë si pasojë e shqetësimeve për shëndetin e tenistes kineze Peng Shuai, raporton BBC.
Peng është zhdukur nga publiku tri javë më parë pasi akuzoi një zyrtar të lartë kinez se e ka detyruar të ketë marrëdhënie seksuale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKreu i WTA-së, Steve Simon, ka thënë se ka dyshime serioze që Peng është e lirë dhe e sigurtë.
“Nuk e shoh se si mund t’u themi sportisteve tona të garojnë atje”, ka thënë Simon.
WTA vazhdimisht ka bërë thirrje për hetim të plotë lidhur me pretendimet e Pengut.
Peng nuk është parë në publik që kur akuzoi ish-zëvendëskryeministrin Zhang Gaoli për sulm seksual.
Ajo në një video-bisedë më kreun e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, në nëntor, ka thënë se është mirë.
Mirëpo, WTA ka thënë se videoja nuk është dëshmi e mjaftueshme për sigurinë e Pengut.