Ylli kinez i tenisit Peng Shuai ka mohuar se ka thënë se është sulmuar seksualisht, ndonëse në një postim në nëntor ajo kishte akuzuar ish-zyrtarin e lartë të Partisë Komuniste, se e ka detyruar të ketë marrëdhënie seksuale, raporton agjencia AP.
Gazeta kineze “Lianhe Zaobao” ka postuar një video të Pengut që thotë se është bërë të dielën në Shanghai, ku ajo tregon se kryesisht po qëndron në Pekin dhe se është e lirë të shkojë ku të dojë.
“Së pari dua të ceki një gjë shumë të rëndësishme. Kurrë nuk kam thënë e as shkruar se dikush më ka sulmuar seksualisht mua. Dua ta bëjë shumë të qatë këtë pikë”, ka thënë Peng.
Gazetari nuk ka pyetur pse apo si doli ai postim më 2 nëntor apo nëse llogaria e Pengut ishte hakuar.
Gazeta intervistoi Pengun për një ngjarje promovuese për Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin që nisin më 4 shkurt.
Peng ishte zhdukur nga sytë e publikut pasi kishte akuzuar ish-zëvendëskryeministrin Zhang Gaoli se e ka detyruar të ketë marrëdhënie seksuale. Akuzat ishin bërë në rrjetin social Weibo, para se postimi shpejt të hiqej.
Edhe
Tenistja kineze Peng Shuai shihet në publik në një turne në Pekin
Pas zhdukjes nga sytë e publikut pati shqetësime për shëndetin e tenistes kineze. Ndërsa u bë thirrje nga federatat ndërkombëtare e edhe nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që të garantohet siguria e tenistes kineze.
Peng më pas kishte pasur një videolidhje me kreun e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, në të cilën tha se çdo gjë është mirë.