Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tenistja kineze akuzon një zyrtar të lartë në Kinë për sulm seksual

Ylli i tenisit Peng Shuai publikisht ka akuzuar një zyrtar komunist tashmë të pensionuar për sulm seksual.

Në një postim në rrjetin social kinez Weibo, Peng ka thënë se Zhang Gaoli, e kishte “detyruar” atë të ketë marrëdhënie seksuale me të.

Është hera e parë që një akuzë e tillë është bërë kundër një zyrtari të lartë politik në Kinë.

Zhang nuk është përgjigjur ndaj akuzave. Postimi që nga atëherë është pastruar nga interneti në Kinë.

Po ashtu kërkohet për Pengun – ish-tenisten numër një në botë në çifte – janë kufizuar.

Zhang 75-vjeçar ka shërbyer si zëvendës-kryeministër i Kinës nga viti 2013 deri më 2018 dhe ishte aleat i afërt me presidentin Xi Jinping.