Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

WTA pezullon turnetë në Kinë shkaku i rastit të Peng Shuait

Asociacioni i Tenisit të Grave (WTA) ka njoftuar se ka pezulluar të gjithë turnetë në Kinë si pasojë e shqetësimeve për shëndetin e tenistes kineze Peng Shuai, raporton BBC.

Peng është zhdukur nga publiku tri javë më parë pasi akuzoi një zyrtar të lartë kinez se e ka detyruar të ketë marrëdhënie seksuale.

Kreu i WTA-së, Steve Simon, ka thënë se ka dyshime serioze që Peng është e lirë dhe e sigurtë.

“Nuk e shoh se si mund t’u themi sportisteve tona të garojnë atje”, ka thënë Simon.

WTA vazhdimisht ka bërë thirrje për hetim të plotë lidhur me pretendimet e Pengut.

Peng nuk është parë në publik që kur akuzoi ish-zëvendëskryeministrin Zhang Gaoli për sulm seksual.

Edhe Tenistja kineze Peng Shuai shihet në publik në një turne në Pekin Sport Tenistja kineze Peng Shuai shihet në publik në një turne në Pekin

Ajo në një video-bisedë më kreun e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, në nëntor, ka thënë se është mirë.

Mirëpo, WTA ka thënë se videoja nuk është dëshmi e mjaftueshme për sigurinë e Pengut.