Kreu i Federatës Botërore të Tenisit të Grave (WTA) ka vënë dyshim mbi një email të publikuar nga mediumet kineze që thuhet se është i tenistes kineze Peng Shuai.
Ylli i tenisit është zhdukur që kur ka bërë akuzat ndaj një zyrtari të lartë qeveritar për sulm seksual dy javë më parë.
Në email, Peng thotë se pretendimet nuk janë të vërteta.
Steve Simon, kreu i WTA-së, ka thënë se mesazhi vetëm ngre dyshime për sigurinë e Pengut.
“E kam të vështirë ta besojë se Peng Shuai në fakt e ka shkruar emailin që e kemi marrë apo që i është atribuuar asaj”, thuhet në deklaratë.
Në emailin e publikuar nga transmetuesi CGTN, Peng thotë se nuk është zhdukur apo nuk është e pasigurt.
“Thjeshtë po pushoj në shtëpi dhe çdo gjë është në rregull”, është thënë nga ajo.
Shumë në rrjete sociale kanë vënë në dyshim autenticitetin.
Peng – ish-tenistja numër një në botë në çifte – është zhdukur që kur postoi një akuzë për ish-zëvendëskryeministrin Zhang Gaoli në fillim të nëntorit.
Ajo kishte thënë se Zhang e ka detyruar të ketë marrëdhënie seksuale.