Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli interesohet për Sulemanan

Liverpooli ka hequr dorë nga ylli i Rennesit, Jeremy Doku, i cili është lënduar.

Raportohet se tani drejtuesit e klubit anglez kanë shfaqur interesim për futbollistin tjetër të Rennesit, Kamaldeen Sulemana.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Liverpooli vlerëson stilin e lojës së Sulemana, i cili është 19-vjeçar, njëjtë sikurse Doku.

Po ashtu, ganezi vlerësohet me çmim më të ulët se sa belgu Doku.

Këtë sezon, sulmuesi i krahut, Sulemana, ka shënuar pesë gola dhe ka bërë edhe dy asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat.